Kongresistja amerikane nga partia Republikane, Claudia Tenney, i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Kosova ta lirojë Igor Popovicin, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të fyerjeve që ka bërë ndaj UÇK-së.
Ajo ka shkruar se është e shqetësuar “për arrestimin e padrejtë” të Popovic dhe ka thënë se Trump e Rubio e kanë bërë të qartë që liria e shprehjes është bazike që të respektohen të drejtat e njeriut.
“I bëj thirrje presidentes Osmani që të lirohet menjëherë Popovic dhe t’I jepet fund arrestimit të tij të gabuar”, ka shkruar Tenney.

