Friday, September 26, 2025
HomeLajmeKosovaZbulohen lojërat e fatit në një internet-kafe në Fushë Kosovë – organizatori...

Zbulohen lojërat e fatit në një internet-kafe në Fushë Kosovë – organizatori përfundon në polici

Një bastisje e zhvilluar nga Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes ka çuar në zbulimin e një skeme të organizuar të bixhozit të paligjshëm në një lokal në Fushë Kosovë, raporton  Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 08 korrik 2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Rruga e Pejës”, në objektin “A & B Internet Kafe”, ku Policia, pas informacioneve operative, kreu një kontroll në lokalin e dyshuar.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë kontrollit janë hasur tetë persona duke luajtur poker, si dhe një tjetër në një dhomë tjetër, i cili përdorte kompjuterin për lojëra të ndaluara elektronike.

Në vendin e ngjarjes, përveç pjesëmarrësve, Policia ka sekuestruar: 45 pako me letra pokeri, 5 çanta dhe 1 kufer me fisha pokeri, 2 kompjuterë desktop të llojit HP dhe DVR të kamerave të sigurisë.

I dyshuari kryesor, V.G., rreth 41-vjeçar, pronar i lokalit, është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa një tjetër person është marrë në cilësinë e dëshmitarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprën penale “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”, ndërsa rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt hetimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments