Friday, September 26, 2025
HomeLajmeBislimi mbërrin në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve për kontratën e...

Bislimi mbërrin në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve për kontratën e dyshimtë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mbërritur në Prokurorinë Speciale për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimet lidhur me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, raporton T7.

Një kompani e regjistruar në Kosovë, aksionarë të së cilës ishin kompani me adresë deri në Beograd të Serbisë, ka përfituar nga një kontratë e dyshimtë me Qeverinë e Kosovës këtë vit.

Për këtë, Policia në fund të majit ka kryer bastisje në disa lokacione, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë. Aksioni u ndërmor pasi ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë kompanisë “LIP KS & IT SH.P.K” me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore.

Peci nënshkroi për dhënien në shfrytëzim të kësaj fabrike një ditë pas një vendimi të marrë nga Qeveria e Kosovës për tokën më 9 janar të vitit 2025. Sipas kontratës, kompania fituese obligohet të paguajë 30 mijë euro në vit qira, apo 2,500 euro për muaj.

Ministri në detyrë është intervistuar gjithashtu nga një njësi e veçantë hetimore lidhur me këtë çështje, e cila duket si një skemë e fshehjes së pronarëve të vërtetë të kësaj kompanie dhe një proces shumë i dyshimtë, të cilit Prokuroria Speciale po përpiqet t’i bie në gjurmë.

Peci e ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të kësaj fabrike.

“Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë nuk është e rëndësishme sa ka me pasë kosto financiare. E rëndësishme është me i trajtu mbetjet shtazore”, deklaronte Peci për Kallxo.com para një muaji.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments