Tuesday, March 10, 2026
HomeLajmeKosovaMinistria e Pecit paguan edhe për katër muaj qira për objektin e...

Ministria e Pecit paguan edhe për katër muaj qira për objektin e pashfrytëzuar- pati mundësi ta shkëpuste kontratën

Ministria e Bujqësisë ka marrë përsipër ta paguajë qiranë edhe për katër muaj për hapësirat që shfrytëzoheshin nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë. Nga ai objekt kjo agjenci janë zhvendosur tash e katër muaj.

Siç raporton Koha, ministria e Pecit do t’i paguajë edhe 27,300 euro deri më 31 gusht për zyrat që dikur shfrytëzoheshin nga AZHB’ja.

Mediumi raporton se AZHB-ja, përkundër që ishte në dijeni se rinovimi i objektit, ku ndodhej AAK-ja, ishte paraparë që të përfundonte në fund të vitit të kaluar, nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e shkëputjes së kontratës.

“Për të siguruar vijimësi në ofrimin e shërbimeve dhe funksionimin normal të AZHB-së, është vlerësuar se do të kishte pasoja financiare dhe administrative të panevojshme,  nëse do të ndërpritej kontrata pa pasur hapësira të gatshme për zhvendosje. Pas përpjekjeve të shumta u arrit që zyrtarët e AZHB-së të zhvendosen në objektin në ‘Ulpianë’ dhe menjëherë kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm njoftues me qiramarrësin”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për këtë medium.Ministria e Bujqësisë dhe AZHB-ja, që nga shtatori i 2019-s, kanë paguar rreth 4 milionë euro për shfrytëzim me qira të 6 kateve në ndërtesën “Ramiz Sadiku” në “Lakrishtë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments