Thursday, May 29, 2025
HomeLajmeKosovaArrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim në Gjilan, 13 qytetarë...

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim në Gjilan, 13 qytetarë të dëmtuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka zhvilluar hetime disamujore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe ndalimin e dy të dyshuarve:

G. J. (i lindur në vitin 1986)

A. A. (i lindur në vitin 2000)

Sipas komunikatës së policisë, të dyshuarit, përmes paraqitjes së rreme dhe mashtruese, kanë arritur të mashtrojnë qytetarë të rajonit të Gjilanit duke i shtyrë të nënshkruajnë kontrata dhe të bëjnë pagesa avansi, pa i marrë më pas produktet e premtuara.

Gjatë hetimeve janë identifikuar 13 viktima në komunat Gjilan dhe Viti, të cilët kanë hyrë në obligime kontraktuale në vlerë prej 24,607.00 eurosh, ndërsa nëntë prej tyre kanë paguar avans në shumë prej 3,494.00 eurosh, për produkte dhe dhurata që nuk u janë dorëzuar kurrë.

Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarve më 20.05.2025, pas intervistimit të tyre në prezencën e avokatit sipas detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm ndaj paraqitjeve mashtruese dhe të raportojnë rastet e ngjashme në organet kompetente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments