Friday, May 23, 2025
HomeLajmeKosovaEmri i saj për postin e kryeparlamentares po refuzohet, Haxhiu thotë se...

Emri i saj për postin e kryeparlamentares po refuzohet, Haxhiu thotë se nuk po e kupton se çfarë do opozita

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka akuzuar opozitën për ngërçin në Kuvend të Kosovës. Madje ajo ka thënë se nuk mund ta kuptojë se “çfarë do opozita”.

Nga opozita kanë thënë se nuk e shohin emrin e Haxhiut si të duhur për kryeparlamentare, ndërsa sipas deputetes së zgjedhur ndryshimi i fjalëve nga opozita  tregon “tendencë për të bllokuar konstituimin”.

“Gjithçka që është varur nga ne, ne e kemi bërë. Vota për nuk është bllokuese, por jemi në situatë të tillë ku Kuvendi s’është konstituuar sepse opozita në vazhdimësi ka deklarime të ndryshme. S’e kam shumë të qartë se cila është kërkesa reale e opozitës. Fillimisht kanë thënë se nuk e duam Albulena Haxhiun. LDK-ja as Albulenën as 47 deputetët tjerë. Ka pasur deputetë të saj që kanë thënë jo Albulenën por dikë tjetër. AAK-ja ka propozuar emra të përveçëm e PDK-ja fillimisht jo Albulenën e tash asnjë nga kabineti qeveritar. Duket se ka një tendencë për të bllokuar konstituimin për të mundësuar Qeverinë Kurti 3. Jemi të brengosur me mungesën e përgjegjësisë që po ndodh për momentin në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments