Monday, May 19, 2025
HomeLajmeKosovaAlban Zogaj akuzon Vetëvendosjen për bllokimin e kuvendit: Jo serioze, e turpshme!

Alban Zogaj akuzon Vetëvendosjen për bllokimin e kuvendit: Jo serioze, e turpshme!

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Alban Zogaj, ka kërkuar nga partia fituese që t’i ftojë partitë e tjera në takim, në mënyrë që të dalin nga ngërçi politik. Ai nuk pret kurrfarë ndryshimi as sot në këtë seancë.

“Nuk pres asnjë gjë ndryshe prej herëve të tjera. Sepse nuk mund të ketë ndryshime nëse nuk ka ndryshim të rrethanave. Ne nuk po shohim që ka ndryshim të rrethanave. Besa nuk po shohim as qasje serioze për me ndryshu diçka. Siç shihet nuk ka kurrfarë urgjence, ne po vijmë këtu çdo 48 orë është bërë absurde. Unë e kamë qujtur një ditë edhe e turpshme sepse kjo kështu para qytetarëve edhe neve po na bënë të ndihemi shumë keq”, tha Zogaj.

Ai ka shtuar duke thënë se LDK-ja po kërkojnë qasje serioze në dalje nga ngërçi politik.

“Çështja serioze kërkon komunikim ,komunikim i partisë së parë që i ka fitu zgjedhjet në mënyrë që me dalë prej ngërçit“, tha Zogaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments