Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në rrugën B në Prishtinë është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri.
Sipas burimeve brenda Policisë, Sinjali raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, që dyshohet se janë shkrepur nga pistoletë.
Si pasojë e gjuajtjes janë dëmtuar dy vetura, një Mercedes dhe një BMË, të cilat ishin të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti.