Monday, May 12, 2025
HomeLajmeKosovaNumërimi i votave, këto janë rezultatet aktuale nëpër të gjitha qarqet e...

Numërimi i votave, këto janë rezultatet aktuale nëpër të gjitha qarqet e Shqipërisë

Numërimi i votave ka nisur në pothuajse të gjitha qarqet e vendit, pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 1273 qendra votimi, nga 5225.

PS ka marrë në rang vendi 169063 vota ose 53 përqind, kundrejt 108623 votave të PD-ASHM, 34.03 përqind. PSD ka marrë 12,028 vota, ose 3.77 përqind, Koalicioni Nisma Bëhet 11,036 vota, ose 3.52 përqind dhe Partia Mundësia, 8417 vota ose 2.56 përqind.

Tiranë – PS 48.11 përqind , PD 34.88 përqind

Fier – PS 63.56 përqind, PD 25.31 përqind

Elbasan – PS 61.13 përqind , PD 28.71 përqind

Durrës – PS 52.87 përqind , PD 39.81 përqind

Berat – PS 58.39 përqind, PD 30.79 përqind

Korçë – PS 56.37 përqind, PD 34.22 përqind

Lezhë – PS 44.43 përqind, PD 43.72 përqind

Kukës – PD 53.25 përqind, PS 30.49 përqind

Shkodër – PD 40.97 përqind, PS 35.30 përqind

Gjirokastër – PS 63.71 përqind, PD 28.51 përqind

Vlorë – PS 58.29 përqind, PD 27.97 përqind

Dibër – PS 59.18 përqind, PD 36.70 përqind

Sipas projeksioneve të deritanishme, PS ka 83 mandate, PD 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments