Thursday, May 8, 2025
HomeLajmeKosovaE priste autobusin në stacion në Prishtinë – i vjedhin telefonin, i...

E priste autobusin në stacion në Prishtinë – i vjedhin telefonin, i dyshuari përfundon në mbajtje

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Një rast i tillë është konfirmuar më 1 maj 2025, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ku një grua është bërë viktimë e një grabitjeje në stacionin e autobusëve.

Siç mëson Sinjali viktima, K.K-R, rreth 35 vjeçare, ka raportuar në polici se gjatë pritjes së autobusit, një person i panjohur që ndodhej afër saj, ia ka vjedhur telefonin Samsung A54.

Pas hetimeve të kryera nga njësia e hetimeve të Policisë së Kosovës, është identifikuar dhe arrestuar një burrë 56 vjeçar, i cili në fillim u akuzua për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, por më pas rasti është ri-kualifikuar si “Vjedhje”.

Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është lëshuar urdhër për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa rasti i është referuar njësisë së hetimeve për procedura të mëtejme.

I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes në Gjilan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments