Saturday, August 29, 2026
HomeLajmeKosovaEkzekutivi miraton dy nisma për marrëveshje para mbledhjes me Qeverinë e Shqipërisë

Ekzekutivi miraton dy nisma për marrëveshje para mbledhjes me Qeverinë e Shqipërisë

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar nismat për lidhjen e dy marrëveshjeve me Shqipërinë.

– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore. Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.

– Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Shpallje të pavlefshme

NJOFTIM PUBLIK – IT2Pi Sh.p.k

Shpallje të pavlefshme

Mbyllje Biznesi “NEGECON”sh.p.k

Recent Comments