Saturday, August 29, 2026
HomeLajmeKosovaGashi: Me zhbllokimin e mjeteve vetanake, vijon puna e rregullt në Kuvendin...

Gashi: Me zhbllokimin e mjeteve vetanake, vijon puna e rregullt në Kuvendin e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pushteti u zotua të mërkurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Me këtë rast pritet zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave në Kosovë.

Sipas tij, bazuar në këtë hapet rruga realizimit të projekteve të komunave për të mirën e qytetarëve, dhe atë në vlerën prej 37.5 milion eurove.

“Me këtë rast, zotimi i pozitës përkthehet në zotimin tonë për vijimin e punë së rregullt në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht për pjesëmarrje në votim”, shkroi ai në Facebook.

“Nga zbatimi i zotimit të pozitës varet edhe puna e rregullt e opozitës në Kuvend”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

NJOFTIM PUBLIK – IT2Pi Sh.p.k

Shpallje të pavlefshme

Mbyllje Biznesi “NEGECON”sh.p.k

Shpallje të pavlefshme

Recent Comments