Tuesday, April 30, 2024
HomeLajmeKosovaKuçi e PSD-së: Punëtorët i largoi nga puna dikush që në pikun...

Kuçi e PSD-së: Punëtorët i largoi nga puna dikush që në pikun e pandemisë organizonte ndeja me sharki

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar në profilin e saj zyrtar pasi në media është publikuar një video, në të cilën shihet tashmë ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, në një tubim të mbyllur të organizuar para 3 jave.

Ky reagim i Kuçit ka ardhur si pasojë e masave që vetë Vitia ka vendosur për parandalimin e përhapjes së virusit Sars-COV-2.

Ajo thotë se të gjitha masat janë marrë nga dikush që në pikun e pandemisë ka mbajtur tubime nëpër banesa për 15 vjetorin e themelimit të VV-së.

“Dje i larguan studentet nga konviktet ne kohen e provimeve.

Punetoret i larguan serish nga puna.

Grate i mbyllen ne shtepi.Te gjitha keto nga dikush qe ne pikun e pandemise mbante tubime per 15 vjetorin e LVV.

Te gjitha keto nga dikush qe mbyllet ne banesa e ben festa me sharkia dy jave me heret. Cmenduri!”, ka shkruar Kuçi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments