Friday, November 1, 2024
HomeLajmeKosovaSi ia huqi Kurti, letra franceze e vitit 2016 që tregon se...

Si ia huqi Kurti, letra franceze e vitit 2016 që tregon se Kosova është anëtare e Byrosë së Ekspozitave

Këtë javë qeveria e Kosovës me shumicë votash ka miratuar propozimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventës së Parisit. Por vendi ynë aty është anëtar që nga viti 2015.

Një dokument i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës,  konfirmon anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventës së Parisit.

Dokumenti mban datën e 23 shkurtit 2016.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar i shpreh komplimentet e saj Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe ka nderin të njoh pranimin e instrumentit që njofton aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Ekspozitat Ndërkombëtare të nënshkruar në Paris më 22 nëntor 1928, i modifikuar nga protokollet e 10 majit 1948, 16 nëntorit 1966 dhe 30 nëntorit 1972 dhe i ndryshuar me ndryshimet e 24 qershorit 1982 dhe 31 majit 1988. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar ka nderin të informojë Republikën e Kosovës se në pajtim me nenin 35 të Konventës në fjalë, aderimi ka hyrë në fuqi në ditën e depozitimit të instrumentit të aderimit, 10 dhjetor. Ministria e Punëve të Jashtme Ndërkombëtare shfrytëzon rastin për t’i ripërtërirë Ambasadës së Republikës së Kosovës garancitë e konsideratës më të lartë”, thuhej në letrën e MPJ’së franceze.

Dokumentet e anëtarësimit në këtë Byro ishin nënshkruar nga Hashim Thaçi.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments