Saturday, March 21, 2026
HomeLajmeKosova39 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë

39 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë

Përplasje fatale e trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë – deri tani 39 viktima, shumë të lënduar. Sipas Ministrit spanjoll të Transportit, Oscar Puente, linja ku ndodhi tragjedia ishte modernizuar së fundmi. Një numër i madh forcash shpëtimi janë në vendngjarje duke u përpjekur të nxjerrin njerëzit e bllokuar nga rrënojat. Arsyet e tragjedisë të paqarta.

Pamjet televizive dhe të telefonave celularë tregojnë përmasat e katastrofës: Pasagjerët përpiqen të çlirohen nga vagonët e përmbysur me duar, duke hapur rrugën përmes dritareve të thyera. Tmerri shihet në fytyrat e tyre. “Papritmas gjithçka u errësua, isha ulur në fund të vagonit, gjithçka po rrotullohej, nuk dija më ku isha, njerëzit bërtisnin dhe valixhet po binin mbi ne”, tha një grua e re për televizionin spanjoll.

Spanja krenohet me rrjetin më të madh hekurudhor me shpejtësi të lartë në Evropë, me një gjatësi prej 4,000 kilometrash. Trenat e saj me shpejtësi të lartë janë të njohur për besueshmërinë dhe komfortin, një fakt për të cilin vendi është krenar. Vitin e kaluar, 40 milionë pasagjerë përdorën shërbimin hekurudhor me shpejtësi të lartë. /DW

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments