Një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie ku ishin strehuar persona të zhvendosur në pjesën qendrore të Gazës la të vdekur të paktën 11 njerëz të enjten, i tha agjencisë së lajmeve AFP zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, e cila drejtohet nga Hamasi.
Izraeli e ka intensifikuar ofensivën ndaj enklavës së shkatërruar palestineze në javët e fundit, duke detyruar qindra mijëra njerëz që të ikin, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
“Njëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe shumë të tjerë janë zhdukur ose janë plagosur, pasi një sulm ajror izraelit vuri në shënjestër një shtëpi… ku po strehoheshin njerëz të zhvendosur në veri të Al-Zawaidas në Rripin qendror të Gazës” – tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmud Bassal.
Shërbimet emergjent thanë se në mesin e të vrarëve ishin shtatë fëmijë dhe trupat e tyre u dërguan në një spital afër vendit të sulmit.
Numri i viktimave nuk mund të vërtetohej në mënyrë të pavarur dhe nuk pati koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.