Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaZyrtari i LVV-së krenohet që në një konkurs mbetën pa e punësuar...

Zyrtari i LVV-së krenohet që në një konkurs mbetën pa e punësuar asnjë aktivist

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi është krenuar duke shkruar se si në një konkurs për infermierë në Spitalin e Pejës nuk është punësuar asnjë aktivista nga partia të cilës i takon,

Ganiqi tha se nuk po e njeh asnjërin prej listës së të pranuarve dhe tha se asnjë nga ta nuk është aktivist e anëtar i LVV-së.

“Këta janë emrat e kandidatëve të pranuar në Spitalin e Pejës për infermierë, asnjërin nga këta persona nuk jam duke e njohur. Asnjëri nga këta persona nuk është aktivistë e as anëtar i Vetëvendosjes në Pejë, ndërsa mediat çdo ditë flasin për pozita politike se janë mbushur me militantë të VV-së, për këto konkurset e rregullta nuk flasin…”, ka shkruar Ganiqi.

Postimi i Berat Ganiqit në Facebook

Lëvizja Vetëvendosje është kritikuar shumë për punësimin e të familjarëve dhe aktivistëve në institucionet shtetërore pas ardhjes së tyre në pushtet.

Por kryeministri Albin Kurti javën e kaluar në Kuvend u përpoq që ta arsyetonte angazhimin e anëtarëve partiakë dhe të afërmve të zyrtarëve të LVV-së në institucionet shtetërore. Gjersa kryeministri ka thënë se të emëruarit janë profesionistë e të përgatitur, deputetët e Kuvendit kishin nisur të qeshnin, ndërsa kreu i Qeverisë vazhdoi të thoshte se me angazhimin e anëtarëve partiakë dhe të afërmve nuk kanë bërë asnjë shkelje

Kurti tha se ata që u angazhuan në institucione si të afërm, janë të përgatitur e profesional, ndërsa në të njëjtën fjali shtoi se vendimmarrja përmes mbiemrave të farefisit apo punësimi familjar nuk janë vlera të qeverisjes së mirë.

“Kabinetet e ministrive tona kanë persona të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm t’u përgjigjen kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Vendimmarrjes përmes mbiemrave të farefisit apo punësimit familjar, grupor apo partiak, nuk janë vlera të qeverisjes së mirë dhe këto ne nuk i kemi”, është shprehur Kurti.

“Gëzim Tosuni, anëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë; përzgjedhja e tij ka kaluar në faza të vlerësimit”, ka shtuar kryeministri.

Kurti ka thënë se Gëzim Tosuni është person adekuar për këtë pozitë.

“Ne kemi bërë emërime politike, jo punësime familjare. Me këtë rast, ministrat i zgjedhin këshilltarët politikë që nuk janë shërbyes civilë. Dhe këta këshilltarë politikë janë ose nga shoqëria civile, ose nga komitetet profesionale të Lëvizjes. Ministri Mehaj ka vendosur që ta zgjedh nga komitetet profesionale të Lëvizjes këshilltarin e tij Rabit Konjufca, i cili akademinë ushtarake e ka kryer para se t’i lind nipi Gluak Konjufca”, ka thënë Kurti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments