Thursday, August 18, 2022
HomeLajmeKosovaZyrtarë policorë në çdo anë të kryeqytetit, kërkohet respektim i masave antiCOVID

Zyrtarë policorë në çdo anë të kryeqytetit, kërkohet respektim i masave antiCOVID

Policia e Kosovës është duke vazhduar aktivitete që kanë të bëjnë me zbatimin e masave anti-COVID.

 

Zyrtarë të shumtë policorë gjatë gjithë kohës janë parë nëpër të gjitha rrugët e kryeqytetit duke shikuar nga afër respektimin e këtyre masave nga qytetarët.

“Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, si pjesë integrale e mekanizmave kyç në implementimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në vazhdimësi me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u theksua se duke parë që ulja e rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit është i ndërlidhur me respektimin e masave antiCOVID, Policia e Kosovës pret që sikurse çdoherë tjetër edhe për këtë çështje të jenë në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit janë 835 qytetarë që u gjobitën për mos-respektim të këtyre masave në nivel vendi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments