Përmes tenderit në fjalë pritej të finalizohej një kontratë me një operator ekonomik që do të realizonte shërbimet postare, për nevojat e Zyrës së Presidentit të vendit.
Sipas prokurimit, për tenderin “Shërbime postare për nevojat e ZPRK-së”, ka pasur mungesë të aplikimeve.

Për tenderin në fjalë janë ndarë jo më shumë se 4 mijë e 600 euro.
Tutje, në arsyen e anulumit të kësaj procedure të prokurimit publik thuhet: “Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”.
