Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeKosovaZvicra zotohet ta ndihmojë Kosovën në forcimin e rendit dhe sigurisë

Zvicra zotohet ta ndihmojë Kosovën në forcimin e rendit dhe sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Fillimisht, ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Kolly për vizitën e bërë dhe gjithashtu u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e mirë që ka pasur deri më tani shteti zviceran me Republikën e Kosovës.

Më tutje, gjatë këtij takimi, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin z.Kolly lidhur me prioritetet e ministrisë në forcimin të rendit dhe sigurisë.

Në anën tjetër, ambasadori Thomas Kolly theksoi se ky bashkëpunim që ka ekzistuar deri më sot në mes të dy vendeve, do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se do të mbesin në kontakt të rregullt me qëllim të jetësimit të projekteve konkrete në fushën e sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments