Tuesday, May 11, 2021
HomeBotaZvicra me 6316 të burgosur. Në burgje dominojnë shqiptarët dhe afrikanët për...

Zvicra me 6316 të burgosur. Në burgje dominojnë shqiptarët dhe afrikanët për vepra kriminale

Bernë, 29 prill -Zvicra kishte 6,316 persona të brugosur në 31 Janar 2021, një rënie e numrin e përgjithshëm prej 8.4%, krahasuar me të njëjtën ditë referimi në vitin 2020.  Gati gjysma (47.6%) e te burgosurve janë të huaj. Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka mësuar se shqiptarët (rreth 2000 të burgosur) dhe afrikanët dominojnë ne burgjet zvicerane. Ata janë arrestuar dhe  denuar për vepra te ndryshme, kryesisht për trafik droge, vrasje, vjedhje apo krime tjera.

Sipas Zyres Federale te Statistikave (OFS) numri i përgjithshëm i burgosurve ne Zvicrën 8 milioneshe është ulur për 13.4%, nga 47.588 në 2019 në 41,224 në vitin 2020. Shumica e të paraburgosurve (65%) po vuanin një dënim ose një masë (përfshirë ekzekutimi i hershëm), 1,986 persona (31%) ishin në paraburgim ose për arsye sigurie dhe 235 persona (4%) ishin në burg për arsye të tjera. Kishte 73 të paraburgosur për 100,000 banorë. Në Zvicër,  7 nga 10 të burgosur janë të huaj.

Në Zvicër, rretrh 2.000 shqiptarë nëpër burgje, për drogë, vrasje, vjedhje, mashtrime dhe krime tjera

Me rritjen e numrit te migracionit ne Zvicer pa dyshim eshte rritur edhe krimi i organizuar. Zvicra ka një të katërtën e të huajve në popullsinë e saj, prej te cilëve gati tre të katërtat e të burgosurve janë të huaj. Keshtu per shembull derisa ne vitit 2016 ne burgjet zvicerane ishin rreth 1500 shqiptare, sivjet ky numer sot eshte arritur ë 2000 sosh?!.

Ne tetorin e vitit 2011 arrihet një marrëveshje mes Zvicres dhe Kosovës për transferimin e të burgosurve në vendin e prejardhjes, respektivisht që kosovarët e dënuar në Zvicër të vuajnë dënimin në Kosovë. Por perkunder kësaj marrëveshjeve, në praktikë ndodh shumë rrallë, cka mbrenda nje viti brenda një viti transferohen apo jo rreth 20 te denuar.

Nga dy mijë te burgosur shqiptare, aktualisht ne burgjet zvicerane jane kresisht shtetas nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përfshirja e tyre, kryesisht të qytetarëve nga Kosova, në krime të ndryshme në Zvicër është shqetësuese te cilet jane te denuar për njhe ser kimesh si për drogë, vrasje, vjedhje, mashtrime…

 

Pothuajse çdo jave arrestohen se paku nga 20 shqiptarë ne Zvicër

Për shembull ne burgun e Gjenevës Champ-Dellon me 700 te brugosur (mbi 150 shqiptare)  sipas policisë me shume se gjysma e tyre jane te huaj. Mbi 50 për qind të burgosurve jane te dënuar, kurse po aq jane ne pritje te gjykimit. Në mesin e të arrestuarve janë persona kryesisht nga Ballkani, si nga: Serbia, Kosova, Rumania, Maqedonia Veriore, Shqipëria, Bullgaria.. por ka edhe nga Afrika dhe vendet tjera sllave si Rusia, Gjeorgjia etj, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nuk dime se si qendron puna me afrikanet, por per shqiptaret nga ballkani mund te shpjegohet dhe “arësetohet” për numrin e madhe te të tyre ne burgjet e Zvicrës. E para eshte se keta shqiptare ne shetet e tyre (Shqiperi dhe Kosovë) nuk kane perspektivë, për shkak papunesisë së madhe, korrupcionit dhe krizave ekonomike, për cka ka provokuar nje eksod te madhe te te rinjve ne drejtim te Zvcres dhe vendeve tjera evropiane me shprese se do te gjejne pune. Por nje pjese e madhe te cilet nuk kane fat te gjejne punë, involvohen ne rrjetet kriminale qofte ne ato te droges apo ne plackitje dhe me pas arrestohen nga policia.

Numri i njerëzve në  paraburgim shenon rritje

Nga 7,397 vendet në dispozicion në 92 objektet e privimit të lirisë, 85.4% ishin të okupuara. Pavarësisht nga një rënie në numrin e institucioneve për heqjen e lirisë midis vitit 2020 dhe 2021, kapaciteti i përgjithshëm i institucioneve është rritur me 24 vendet e paraburgimit. Kjo konfirmon më tej trendin e mbylljes së institucioneve të vogla në favor të hapjes së atyre që mund të strehojnë më shumë njerëz.

Në ditën e referencës, ishin 1,986 persona të ndaluar në paraburgim ose për arsye sigurie në Zvicër, një rritje prej 4.4% krahasuar me 31 janar 2020. Shumica e këtyre 1,986 njerëzve ishin burra (92, 7%). Më shumë se tre të katërtat ishin mbi 24 vjeç (76.4%).

Nga ana tjetër, krahasimisht, numrat e regjistruar në llojet e tjera të paraburgimit të gjithë ranë midis fundit të janarit 2020 dhe fundit të janarit 2021. Kjo ulje është midis 10% në ekzekutimin (e parashikuar) të një dënimi ose të masës dhe 57% në masat e detyrueshme sipas Ligjit Federal për të Huajt dhe Integrimin (LEI).

Numri i ditëve të paraburgimit të kaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit në 2020 u ul me 8% krahasuar me 2019. Në krahasim me llojet e tjera të paraburgimit, rënia më e konsiderueshme në përqindje ka të bëjë me personat e ndaluar nën masa shtrënguese sipas LEI me një rënie prej 36.4% .

Duke llogaritur numrin mesatar të personave të ndaluar në ditë, d.m.th. duke pjesëtuar numrin e përgjithshëm të ditëve të paraburgimit me numrin e ditëve në një vit, 6,277 njerëz u arrestuan çdo ditë mesatarisht në Zvicër në vitin 2020 (2019: 6,845 persona), Këto rezultate janë marrë nga sondazhi i Zyrës Federale të Statistikave (OFS) mbi privimin nga liria (FHE).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments