Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeKosovaZemaj: Ulja e përkrahjes për personelin shëndetësor, tregon fytyrën e vërtetë të...

Zemaj: Ulja e përkrahjes për personelin shëndetësor, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për vendimet të cilat i ka marrë dje.

 

Sipas Zemajt, zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve.

“Pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara”, ka shkruar Zemaj.

“Zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve. Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie”, tha ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments