Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaZemaj: Ne i kemi siguruar vaksinat, por kontrata erdhi pas kalimit të...

Zemaj: Ne i kemi siguruar vaksinat, por kontrata erdhi pas kalimit të Qeverisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova i kishte siguruar vaksinat, por kontrata erdhi pasi kaloi Qeveria.

 

“Ne kemi siguruar vaksinat, kemi marrë konfirmime zyrtare të arkivume se kjo sasi e vaksinave janë ndarë për Kosovën, dhe janë procesverbalët, janë inqizimet se vaksinat janë siguruar”, tha Zemaj në Kanal10.

Zemaj tutje ka treguar edhe procesin e sigurimit të vaksinave.

“Në pjesën e parë të këtij viti kemi siguruar ti marrim 535 mijë vaksina , pra në fund të janarit, kur kemi hyrë në shkurt kanë ardhë edhe disa kërkesa , dhe ne i kemi kryer dhe dikun ka shkurti ka pasë edhe në aspektin globalë, dhe ka qenë një pauzë dhe pas insistimeve tona me emaila se po afrohet shkurti, tek pas kalimit të Qeverisë ka ardhur kontrata, dhe se Pfizeri e ka caktuar një datë, dhe nëse nuk nënshkruhet atëherë ndrrojnë afatet, por ne i kemi procesverbalët se Kosova e ka siguruar vaksinën Pfizer, përfundoi Zemaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments