Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaXhemajl Fetahaj nuk i lejonte ushtarët e UÇK-së ta quanin “komandant”, duke...

Xhemajl Fetahaj nuk i lejonte ushtarët e UÇK-së ta quanin “komandant”, duke thënë se është bashkëluftëtar i tyre

Hajriz Morina, bashkëluftëtar i Xhemaj Fetahajt që ra dëshmor në betejën e Koshares, e kujtoi kohën e vitit 1999 kur është takuar me të ndjerin dhe si komunikonte ai me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së.

 

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ai tregoi se si së bashku me 10 luftëtarë të tjerë të fshatit Ratkoc të Rahovecit u takuan me të në Koshare në prill të vitit 1999 dhe si luftonin me armikun serb.

“Xhemaj Fetahaj ka pasur një vetë-disiplinë dhe motivim shumë të lartë moral, njerëzor e ndërkombëtar. Nuk na linte ta quanim komandant, duke thënë se është bashkëluftëtar i yni. Në çdo pjesë të luftimeve që është zhvilluar në Koshare ka marr pjesë me djemtë e Rahovecit dhe deri në rënien e tij kemi qenë bashkë”.

Morina kujtoi edhe një moment në njërën prej betejave se si janë përshëndetur me dorë me ushtarët  serb, duke menduar të dyja palët se ishin pjesëtarë të së njëjtës ushtri.

“Kemi menduar që janë pjesëtarët tanë, ndërsa ata menduan që jemi pjesëtarë të tyre. Ishte diku 100 metra largësi ndaj njëri tjetrit. Ata ishin duke na vëzhguar teksa ne shkonim në pozicion të tyre pa asnjë plumb. Në mbrëmje filluan të vinin në pozicionet e tyre dhe nga komandanti ynë na u kërkua që të mos lëvizim dhe t’i zëmë të gjallë për shkak të shokëve që na i kanë zënë rob. Por një bashkëluftëtar i yni nuk duroi, gjuajti në ta dhe u dashtë të gjithë të gjuanim pastaj dhe kështu vazhdoi. Neve na gjuanin me granata dhe i zbuluam pozicionet e tyre”.

“Ka pasur raste që luftimet aty janë zhvilluar edhe në afërsi prej 2-5 metrash. Vazhdimisht kemi pasur ballafaqime shumë të afërta me serbët, pra s’ka pasur dite që s’jemi ballafaquar afër. Shumë aksione janë kryer aty”.

Ai shtoi se vazhdimisht po përmenden fitoret e betejave, por që sipas tij duhet të flitet edhe për humbjet.

“Kemi pasur rast që bashkëluftëtarët tanë kanë rënë dëshmor me 13 maj, ndërsa nuk kemi mundur t’i tërheqim trupat e tyre deri më 16 qershor, kur ishte larguar ushtria serbe”.

“Për të folur për luftën e Koshares nuk mjaftojnë ditë, as javë e muaj. E kemi pasur përpara luftën me armikun, me borën, shiun, me ushqimin.  Kemi qëndruar 4-5 ditë pa ushqim”, deklaroi ish luftëtari i UÇK-së, Hajriz Morina.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments