Tuesday, May 11, 2021
HomeSportWengeri i quan budallenj lojtarët e PSG-së, pas humbjes kundër Man City

Wengeri i quan budallenj lojtarët e PSG-së, pas humbjes kundër Man City

Arsene Wenger i ka quajtur budallenj lojtarët e Paris Saint-Germain për, siç ka thënë, lojën agresive dhe emocionale që iu kushtoi me një disfatë 2:1 kundër Manchester City në gjysmëfinalen e parë mes vete në Ligën e Kampionëve të martën.

Marquinhos e kaloi PSG-në në epërsi herët në pjesën e parë, por City u përmirësua dukshëm në pjesën e dytë dhe e barazoi rezultatin përmes Kevin De Bruyne, harkimi i të cilit i la shtangur të gjithë, përfshirë portierin Keylor Navas, transmeton Gazeta Express.

Riyad Mahrez pastaj e shfrytëzoi një hapësirë në murin e PSG-së për ta depërtuar topin nga gjuajtja e lirë e përtej Navasit, duke ia siguruar Cityt një epërsi prej 2:1 para ndeshjes së kthimit javën e ardhshme.

PSG-ja mbeti me 10 lojtarë në fushë në pjesën e dytë, po ashtu, pasi Idrissa Gueye u përjashtua direkt me karton  të kuq për një ndërhyrje të fëlliqur ndaj Ilkay Gundoganit.

Dhe Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, beson se dështimi i plotë i PSG-së në pjesën e dytë ndodhi për shkak të mungesës së disiplinës.

“Përse e shtrin një lojtar në fushë nëse lojtarët e tjerë në mur e hapin murin? Mendoj se goli i dytë nuk është aspak i pranueshëm në këtë nivel”, tha Wenger.

“Nuk është hera e parë që i sheh lojtarët duke e kthyer shpinën në mur. City e shfrytëzoi këtë”.

Wenger shtoi: “Në pjesën e dytë, PSG-ja ishte provokatore, jo më progresive. Pas rezultatit 1:1 ata dështuan plotësisht. Ata u bënë agresivë dhe emocionalë në një mënyrë që do ta quaja budallaqe”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments