Tuesday, May 11, 2021
HomeBotaVuçiq u jep vaksina, kryeministri i Malit të Zi e falënderon “popullin...

Vuçiq u jep vaksina, kryeministri i Malit të Zi e falënderon “popullin vëllazëror” të Serbisë

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka falenderuar presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq për 10 mijë vaksina AstraZeneca që i janë dhuruar Malit të Zi duke i quajtur serbët “popull vëllazëror”.

Krivokapiq ka shkruar në Twitter se “populli vëllazëror” serb edhe njëherë me vetëmohim ndihmoi Malin e Zi.

“Në emër të qeverisë së Malit të Zi dhe në emër tim personal, i shpreh mirënjohjen time të madhe Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe populli vëllazëror i Serbisë, i cili edhe njëherë me vetëmohim ndihmoi Malin e Zi me 10,000 vaksina AstraZeneca”, ka shkruar kryeministri i Malit të Zi.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments