Tuesday, June 15, 2021
HomeBotaVuçiq tërhiqet nga propaganda për largimin e KFOR-it nga Kosova pas takimit...

Vuçiq tërhiqet nga propaganda për largimin e KFOR-it nga Kosova pas takimit me Stoltenbergun në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është tërhequr nga propaganda për largimin e KFOR-it nga Kosova pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është tërhequr nga propaganda se një nga fuqitë e mëdha do të tërheqë trupat e KFOR-it nga territori i Kosovës.

Përgjatë vizitës në Bruksel, Vuçiq bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke thënë se ky i fundit ia bëri me dije që prezenca e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme, raporton Tanjug, transmeton lajmi.net.

“Ne kishim pyetje të caktuara në lidhje me spekulime të caktuara dhe morëm një përgjigje të qartë nga Sekretari i Përgjithshëm. Ai theksoi rëndësinë e KFOR’it. Unë mendoj se kjo do të sjellë qetësi në zemrat e njerëzve, jo vetëm në Kosovë, por në rajonin në tërësi”, deklaroi ai.

Por, Vuçiq vetëm disa ditë më para në një konferencë para medieve deklaronte se kishte marrë informacione nga burime zyrtare se njëra nga fuqitë e mëdha do t’i tërheqë trupat nga Kosova.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments