Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaVuçiq: Serbët dhe shqiptarët do të jenë kombet më të mëdha në...

Vuçiq: Serbët dhe shqiptarët do të jenë kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka pritur sot në takim kryediplomatin gjerman, Heiko Maas.

Pas takimit, Vuçiq ka folur në një konferencë për media, teksa ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut dhe për paqe me shqiptarët.

Ajo çfarë ka marrë vëmendjen është një deklaratë e presidentit serb për popullin shqiptar dhe atë serb, teksa thotë se të njëjtit për 100 vitet e ardhshme do të jenë kombet më të mëdha në Ballkan, dhe se sipas tij kjo është arsyeja pse duhet një kompromis.

“Është e qartë se ne dhe shqiptarët do të jemi kombet më të mëdha në Ballkanin Përendimor në 100 vitet e ardhshme”, ka thënë Vuçiq.

Vuçi ka thënë se konflikti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zgjidhje dhe se procesit të dialogut palët duhet t’i qasen në formë konstruktive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments