Monday, May 10, 2021
HomeBotaVdes në vendin e punës 34 vjeçari kosovar në Itali

Vdes në vendin e punës 34 vjeçari kosovar në Itali

Një kosovar 34-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej gjashtë metrave duke punuar në çmontimin e çatisë në supermarketin Lidl në Udine, raporton “Rainews”.

 

34-vjeçari N. P., me origjinë nga Kosova, ka vdekur si rezultat i lëndimeve të marra, ndonëse atij i ishte dhënë ndihma e parë nga kolegët dhe po ashtu nga stafi mjekësor që erdhi te vendi i ngjarjes.

“Ai është punonjësi i dytë, që brenda pak javëve, bie nga çatia dhe vdes në provincën e Udines. Këto tragjedi më nuk bën të ndodhin: jo më vdekje në vende të punës”, është thënë nga sindikata e punëtorëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments