Thursday, May 13, 2021
HomeBotaTurqia përgatitet për izolimin e parë të plotë, tregjet plot njerëz

Turqia përgatitet për izolimin e parë të plotë, tregjet plot njerëz

Turqit po përgatiten për një izolim që do të fillojë të enjten në mbrëmje dhe që do të zgjasë deri pas festës së Fiter Bajramit. Rrugët, qendrat tregtare dhe tregjet e hapura janë plot njerëz.

Disa po i drejtohen stacionit të autobusëve që të largohen nga Stambolli, ndërsa të tjerët po blejnë rezerva alkooli pas lajmeve për ndalimin e tij, shkruan BBC.

Kjo është gjendja në vendin që po përgatitet për t’u futur në izolim më vonë të enjten me qëllim të luftimit të pandemisë pas shtimit të rasteve dhe vdekjeve.

Një vit më parë, Turqia vlerësohej si shembull i suksesshëm për masat e hershme kundër pandemisë dhe madje ishte lavdëruar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithatë, një vit më pas, Turqia është në mesin e shteteve më të prekura nga Covidi dhe ka shkallën më të lartë të infeksioneve për numër banorësh në Evropë.

Pas një periudhe masash kufizuese, numri ditor i rasteve ra në rreth 6.000 në mesin e shkurtit, por gjenda filloi të përkeqësohej posa qeveria nisi t’i lehtësonte masat.

Qeveria vendosi masa të reja në fillim të prillit, por doli që ato nuk janë të mjaftueshme për ta luftuar përhapjen e virusit. Në kulmin e përkeqësimit, Turqia regjistroi mbi 60 mijë raste me Covid-19 për një ditë.

Sipas kritikëve, qeveria i largoi masat shumë herët dhe procesi i vaksinimit nuk ka qenë mjaftueshëm i shpejtë, ndonëse deri më tani janë vaksinuar mbi 22 milionë persona në shtetin me 82 milionë banorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments