Sunday, May 16, 2021
HomeBotaTurqia përgatitet për izolim, Erdogan urdhëron ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike

Turqia përgatitet për izolim, Erdogan urdhëron ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike

Qytetarët në Turqi e kishin parashikuar izolimin kombëtar, por jo dhe ndalimin e shitjes së pijeve alkolike gjatë periudhës 17-ditore.

Kjo ka ngjallur zemërim te disa që e konsiderojnë një përpjekje të presidentit, Rexhep Tajip Erdogan, për të imponuar një mënyrë fetare të të jetuarit për të gjithë shoqërinë.

 “Nuk mendoj se kjo është logjike, pasi nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin. Besoj se qeveria mendoi kështu: “le ta ndalojmë tani që njerëzit të mësohen me të”, thotë Adam Gulen, një banor i Stambollit.  “Të gjithë kanë blerë alkool. E kemi kthyer shtëpinë tonë në një qilar vere”, thotë një tjetër. Nga kjo situatë, ata që përfitojnë janë dyqanet që shesin pije alkoolike.

“Pasi u tha fjala ndalim, shitjet shpërthyen. Njerëzit po blejnë koli me raki dhe verë. Për ne kjo është mirë, por në përgjithësi është e gabuar, pasi nuk ka asnjë lidhje me koronavirusin”, thotë pronari i një dyqani.

 

 

Qeveria turke e ka justifikuar këtë ndalim total të shitjes së pijeve alkoolike duke thënë se nuk ka dashur që t’u japë supermarketeve një monopol pasi të gjitha dyqanet e vogla do të jenë të mbyllura.

Masa e izolimit u njoftua pasi në vend u raportuan shifra rekord të përhapjes së Covid-19 për disa ditë radhazi. Turqia ka imunizuar 20 milionë qytetarë deri më tani me vaksina kineze dhe atë ruse, por as kjo nuk e ka frenuar valën e re të pandemisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments