Tuesday, May 11, 2021
HomeSportTrepça siguron mbijetesën, mbetet në Superligë duke mposhtur Istogun në “Play Out”

Trepça siguron mbijetesën, mbetet në Superligë duke mposhtur Istogun në “Play Out”

Trepça ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të “Play-out”-it, duke siguruar një vend në FIVE STAR Superligë edhe për edicionin e ardhshëm.

Skuadra mitrovicase ka shënuar fitore ndaj Istogut 94:85 (21:16, 22:21, 20:25, 31:23).

“Minatorët” kishin fituar edhe takimin e parë 70:99, andaj e kishin më të lehtë përballjen, ku duhej të mos humbisnin me 30 pikë dallim. Kështu skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës do të vazhdojë të jetë anëtare e elitës së basketbollit.

Në sfidën e dytë, Dino Butorac dhe Besnik Azemi shënuan nga 17 pikë, kurse me 15 kontribuoi Drilon Hajrizi, ndërsa te Istogu u dallua Diamant Shabani me 26 pikë dhe 13 kërcime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments