Wednesday, May 12, 2021
HomeSportTottenham fiton me dramë ndaj Southamptonit

Tottenham fiton me dramë ndaj Southamptonit

Me rezultat 2-1, Tottenham ka fituar ndeshjen ndaj Southamptonit.

Menaxheri i përkohshëm i Tottenhamit, Ryan Mason, e ka filluar me këmbë të mbarë aventurën e tij te Spurs.

Këtë gjë e bëri të mundur Son Heung-Min, duke shënuar një penallti në përfundimin e ndeshjes.

Danny Ings ishte i pari që zhbllokoi ndeshjen, duke shënuar në minutën e 30-të për Southampton.

Gareth Bale barazoi shifrat në minutën e 60-të, ndërsa Son i dha epilogun përfundimtar ndeshjes pasi arriti të realizojë nga pika e bardhë.

Me këtë fitore,  Tottenham janë në pozitën e 6-të, mirëpo kanë një ndeshje më shumë sesa Liverpooli, me të cilën ndajnë pikë të barabarta (53).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments