Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaDy persona kanë mbetur të lënduar pasi janë gjuajtur me armë zjarri...

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi janë gjuajtur me armë zjarri në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin Policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa viktimat po trajtohen në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur , zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri  në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njejtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

https://tiger.cdnja.co/v/bj/bJ4ed.mp4?secure=lGtHZgvCnnkj0Pj8bp_U2A&expires=1622068200

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments