Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaTë shtëna me armë drejt një kombi-busi në Gjakovë

Të shtëna me armë drejt një kombi-busi në Gjakovë

Në mbrëmjen e sotme një person ka shtënë me armë zjarri drejt një shoferi të kombi-busit në Gjakovë në rrugën “Gaspër Karaqi”.

Sipas njoftimit të Policisë, në kombi-busin e kompanisë “Ylli” kishte udhëtarë.

Aty thuhet se dy plumba qëlluan kombi-busin, por nuk pati të lënduar.

I dyshuari është ende në arrati dhe policia po merret me rastin.

Ju njoftojmë se me datë 30.05.2021 rreth orës 19:22 në rr. “Gaspër Karaqi” kemi marrë informatë se një person i panjohur me veturë Opel Omega ngjyrë hiri (sipas një dëshmitari) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës A.K. i lindur në Klinë, banor i Gjakovës, ku i njëjti ishte duke drejtuar kombi-busin e kompanisë së transportit të udhëtarëve “Ylli”, ku dy predha kanë goditur këtë kombi por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments