Thursday, February 2, 2023
HomeLajme“Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin” – enveristi kosovar kërcënon publikisht

“Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin” – enveristi kosovar kërcënon publikisht

Fehmi Berisha, i njohur si aktivist i çështjeve kombëtare, ka përdorur gjuhë të egër në një emision televiziv. Ai ka shprehur gatishmëri për përsëritjen e krimeve të rejgimit të Enver Hoxhës edhe në Shqipëri si dhe e ka kërcënuar gjatë debatit opinionistin Halil Matoshi.

“Të parin do të kisha me vjerrë Halil Matoshin”, ka thënë Berisha, kur Matoshi i ka kundërshtuar qëndrimet e tij.

“Sali Berisha e ka dhënë shifrën 5 mijë e 680 të vrarë gjatë periudhës së sundimit të Enver Hoxhës. Unë aq për 24 orë sonte në Kosovë i kisha vjerrë në sheshin e Prishtinës”, është shprehur Berisha në Kanal 10.

Ndëra, Matoshi ka reaguar ndaj këtij qëndrimi të Berishës, duke thënë se Prokuroria e çdo shteti do ta arrestonte atë.

“Unë jam prej atyre që e respektoj lirinë e shprehjes sepse kam vuajtur vetë për këtë. Një televizion me valë nacionale me u fol për vrasje në mënyrë të hapur nga një vend të lirë, sonte Prokuroria e çdo shteti do ta arrestonte këtë. Kjo është sekt apo besim politik. Për shkak të besimit të çmendur marrin jetë të njeriut. Thirrje e hapur për luftë civile e vrasje të njerëzve”, i tha Matoshi Berishës, transmeton Paparaci.

“Të parin do të kisha me vjerrë Halil Matoshin”, iu kundërpërgjigj Berisha me gjuhë kërcënuese opinionistit Matoshi.

Autori i emisionit e ka ndërprerë lidhjen me Berishën, duke e parë fjalorin e tij të papërshtatshëm gjatë emisionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments