Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeKosovaTe burgosurat në Lipjan mbjellin perime, rendimentet do të përdoren për ushqimin...

Te burgosurat në Lipjan mbjellin perime, rendimentet do të përdoren për ushqimin e të burgosurve

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, të burgosurat kanë filluar mbjelljet pranverore.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, SHKK’ja ka bërë me dije se të gjitha rendimentet e prodhuara nga këto kultura bujqësore do të përdoren për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.

“Të burgosurat në këtë qendër kanë filluar të bëjnë mbjelljet pranverore siç janë  mbjellja e domateve, specave, trangujve dhe luleve të llojeve të ndryshme. E gjithë kjo punë është  kryer nga të burgosurat e kësaj qendre dhe është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments