Saturday, June 12, 2021
HomeSportTalenti shqiptar thumbon Rejën që nuk e ftoi

Talenti shqiptar thumbon Rejën që nuk e ftoi

Jasir Asani ka thumbuar trajnerin e Shqipërisë, Edi Rejan.

Ai nuk u ftua për miqësoret me Greqinë dhe Uellsin, pavarësisht sezonit të mirë me Partizanin.

Jasir Asani e ëndërron një grumbullim me Shqipërinë, por duhet të presë ende dhe të bind Rejën.

Ai nuk është i kënaqur që nuk pa emrin e tij në listën e të ftuarve dhe menjëherë ka reaguar me ironi në Instagram.

“Kampionati shqiptar i dobët, AIK i dobët, 30 ndeshje janë pak, 9 gola e 8 asiste janë pak. Durim…”, shkruan Asani, ndërkohë që në listë e kombëtares nga Superiorja janë Taulant Seferi, Alen Sherri dhe Romeo Harizaj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments