Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeKosovaTakimi ku u përmend edhe Kosova, Gjaferoviq: Dodik ofendoi Komshiqin

Takimi ku u përmend edhe Kosova, Gjaferoviq: Dodik ofendoi Komshiqin

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq vlerësoi se kryetari i kësaj presidence, Milorad Dodik ofendoi Zheljko Komshiqin gjatë një takimi virtual të anëtarëve të presidencës me kryediplomatin evropian, Josep Borrell.

Gjaferoviq theksoi se një incident ndodhi gjatë takimit, Komshiq u largua nga takimi pasi Dodik tha se Komshiq është një anëtar i Presidencës së Bosnjës i cili nuk konsiderohet i ligjshëm nga përfaqësuesit e tjerë të popullit kroat, raporton Klix.ba.

Po në këtë takim, Dodik foli edhe për Kosovën.

Ai tha se nëse Kosova është e pavarur, “atëherë pse nuk mund të jetë e pavarur Republika Sërpska dhe mbi çfarë parimi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments