Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaTahiri: Në vend se një treg i përbashkët me Evropën, ka rrezik...

Tahiri: Në vend se një treg i përbashkët me Evropën, ka rrezik që të bëhet treg i shpërbashkë me Serbinë.

Ish-negociatorja e Kosovës në bisedimet Kosovës-Serbi,  Edita Tahiri ka thënë se në vend të një tregu përbashkët me Evropën, ka rrezik se mund të krijohet një treg i përbashkët me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se nëse ndodh kjo atëherë është një kthim mbrapa për rajonin dhe një alternativë që të krijohet Serbia e madhe.

“Ne vend se një treg i shpërbashket me Evropën, ka rrezik qe te behet treg i perbashket me Serbine. Është një kthim prapa për rajonin dhe një mundësi qe Serbia te kthehet ne hegjemon ekonomik ne Ballkan, si një rruge alternative për te krijuar “Serbinë e Madhe”, duke qene se dështoi politikisht kur tentoi ndryshimin e kufijve ne tre vitet e fundit. Kosova duhet te këtë kujdes mos ta bej gabime!”, ka shkruar ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments