Monday, June 14, 2021
HomeLajmeKosovaTahiri-Kurtit: Po thoni që i kemi dhënë Kosovës ‘imazh të keq’, atëherë...

Tahiri-Kurtit: Po thoni që i kemi dhënë Kosovës ‘imazh të keq’, atëherë largoje Liburn Aliun nga detyra

Kryeministri Albin Kurti ka folur para deputetëve në seancën e jashtëzakonshme ku ka prezantuar edhe programin qeverisës.

 

Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave, teksa ka përmendur edhe ‘imazhin e keq’ të Kosovës, për të cilin i ka fajësuar partitë që kanë qenë në pushtet para tij.

Ndaj deklaratave të Kurtit, ka reaguar Abelard Tahiri nga PDK, i cili ka thënë se Kurti po e vazhdon ‘imazhin e keq’ të Kosovës në raport me ndërkombëtarët.

“Po thu që i kemi dhënë imazh të keq Kosovës, atëherë largoje Liburn Aliu. Liburn Aliu është ministër me aktakuzë, kështu që largoje mos e vazhdo imazhin e keq të Kosovës, kur të jepet verdikti i gjykatës nëse Liburni është i pafajshëm e kthen, nëse shpallet fajtor e largon. Kërkesa e ndërkombëtarëve ka qenë e qartë, që personat me aktakuza të mos vendosen në pozita drejtuese të institucioneve”, ka thënë Tahiri, transmeton lajmi.net.

Debati për liberalizimin e vizave ka nisur pasi që deputetët e opozitës kanë deklaruar se Qeveria Kurti II, nuk e ka përfshirë këtë çështje në programin qeverisës që u prezantua sot në Kuvend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments