Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaTahiri-Kurtit: Marre me e lexu programin qeverisës ndonjë partner i joni ndërkombëtar

Tahiri-Kurtit: Marre me e lexu programin qeverisës ndonjë partner i joni ndërkombëtar

Abelard Tahiri nga PDK, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit rreth programit qeverisës që u prezantua nga kryeministri Albin Kurti.

 

Ai ka thënë se ka shumë hapësirë për përmirësim, ndërsa ka kritikuar Qeverinë për program të mangët.

“Me e lexu ndonjë partner i joni ndërkombëtar programin qeverisës edhe me e pa çfarë keni shkruar në këtë program ose si i shihni këto pika, besom është marre”, ka thënë Tahiri.

Në fund, Tahiri ka kërkuar nga Kurti që t’iu kërkojë falje qytetarëve të cilëve ju ka thënë se nuk shkon në dialog pa kërkuar falje Serbia për gjenocid në Kosovë, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi që Kurti nesër do të marrë pjesë në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ku do të jetë present edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments