Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaTahiri i drejtohet VV-së për punësimin e nipërve e mbesave: Ju lutem,...

Tahiri i drejtohet VV-së për punësimin e nipërve e mbesave: Ju lutem, ndaleni turrin

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri edhe sot ia ka rikujtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti thënien e tij se nipat dhe mbesat janë për dasma e jo për qeveri.

 

Ai këtë deklarim e bëri duke e ngritur si shqetësim punësimet politike në Agjencitë e Pavarura, për çka Tahiri kërkoi të ndalen këto veprime dhe në krye të tyre të zgjidhen njerëz që i shërbejnë të mirës publike.

“Sa i përket punësimeve në Qeveri dhe ministri normal që e kemi marr me shqetësim faktin se në qeveri dhe ministri shihet qartë se ka punësime të nivelit nepotistë dhe familjarë por janë punësime dhe emërime politike që ligjshmërisht janë në rregull përkundër faktit që zgjedhjet janë fituar që nipat e mbesat janë për dasma e nuk janë për me hy në qeveri…Tek agjencionet e pavarura që raportojnë Kuvendit që kanë mandate 4 vjeçar iu lutem ndaleni turrin, për arsye se janë edhe disa agjencione që janë duke ardhur nëse fillon me këtë qasje lirisht nuk po iu themi agjencione të pavarura por po iu themi Agjencione të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

“I kemi dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese është mirë që të gjithë ne në Kuvend me i zgjedh për më të mirën që shërbejnë të mirës publike, e kemi shefin e Agjencisë Kundër Korrupsion edhe këtu i bëjë ftesë të gjithë të aplikojnë njerëz me kredecinale mos të kemi njerëz politik[…]Nëse praktika shkon me i kap këto institucione me njerëz të juaj nuk i bëni hajër vendit dhe as qeverisë Kurti as Vetëvendosjes vetëm krijoni një precedent që do kthehet kundër nesh”, tha Tahiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments