Saturday, May 8, 2021
HomeLajmeTahiri: E padinjitetshme deklarata e Kurtit se ka kuptuar më shumë për...

Tahiri: E padinjitetshme deklarata e Kurtit se ka kuptuar më shumë për dialogun në Bruksel sesa në Prishtinë

Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur të padinjitetshme deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se po merr vesh më shumë në Bruksel për dialogun sesa që ka gjetur dokumente në Prishtinë.

Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, u shpreh para medieve se Kurti i ka të gjitha raportet në Kryeministri dhe se vetëm duhet t’i kërkojë ato.

“Kurti e ka dokumentin e hartuar në Kryeministri, veç duhet me e lypë, e ka raportin e të gjitha marrëveshjeve të deritanishme, është e padinjitetshme që këto deklarata të bëhen prej Brukselit. Le ta lypë te zyra e Sekretarit, i ka të gjitha” , tha Tahiri.

Ai tha se në temat nacionale, si dialogu, duhet të ketë qasje serioze.

“AAK-ja e konsideron shumë të rëndësishëm konsultimin me partitë opozitare dhe informimin në Kuvend. Askush nuk ka ekskluzivitet në këtë temë as Kurti dhe askush tjetër për të pasur sukses në këtë temë duhet të ketë qasje serioze dhe jo selektive”, tha Tahiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments