Wednesday, May 12, 2021
HomeLajmeTabaku: Shqipëria me PD-në do të jetë mbështetësja më e madhe për...

Tabaku: Shqipëria me PD-në do të jetë mbështetësja më e madhe për Kosovën

Partia Demokratike premton që me ardhjen e saj në pushtet, Kosova do të trajtohet ndryshe dhe me prioritet nga qeveria shqiptare. Heqja e traut premtuar nga lideri i kësaj partie, Lulzim Basha, është vetëm simbolikë për të dëshmuar fillimin e një e një epokë të re marrëdhëniesh mes dy vendeve. Anëtarja e kryesisë së kësaj partie dhe kandidatja për deputete, Jorida Tabaku, thotë se pjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit nuk është aspak shqetësuese përsa kohë ajo është në të njëjtën linjë me opozitën.

Tabaku, preton se do të heqin të gjitha pengesat për bizneset në mënyrë që aktiviteti i tyre të shtrihet në të dy vendet mundësuar kështu një unifikim të aktivisteve tregtare.

“Ne do ta heqim traun. Do të heqim njëkohësisht shpenzimin që sot kanë bizneset kosovare e shqiptare që operojnë në të dy krahët e kufirit. Deri më sot ne kemi dëgjuar propagandë për bashkëpunimin me Kosovën. Ka pasur shumë marrëveshje dhe asgjë konkrete. Ne i kemi dhënë si objektiv vetes tonë që me Kosovën duhet të kemi të njëjtin standard siç do të kemi këtu në Shqipëri, që të kemi një unifikim të pikave doganore por edhe të aktiviteteve tregtare. Që një faturë e shitjes këtu në Shqipëri të jetë e njëjtë me një faturë në Podujevë. Që shqiptarët të bëjnë tregti ndërmjet vendeve dhe të mësojnë nga njëri vend te tjetri e të nxisin turizmin, sigurisht Shqipërisë sepse ne kemi akses edhe në det, por edhe ne atë malor të Kosovës dhe të jemi me të vërtetë ashtu si na takon”, tha Tabaku në një intervistë.

Tabaku shprehet se Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar shumë marrëveshje por raportet kanë mbetur në vendnumëro. Ajo thotë se Shqipëria do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në arenën ndërkombëtare në mbështetjeje të Kosovës.

Besoj ka ikur koha e propagandës ku thjesht bëhen deklarata bombastike siç u bënë 8 vite më parë dhe kemi ngelur në vendnumëro edhe me Kosovën. Shqipëria do të jetë mbrojtja më e madhe e Kosovës. Edhe në arnën ndërkombëtar për njohjen e saj, ashtu siç ka qenë para 2013-ës, edhe për procesin e integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave që është më e rëndësishme për qytetarët e Kosovës por edhe ne shpresojmë të mësojmë shumë nga Kosova. Standardin e zgjedhjeve. Integritetin e procesit zgjedhor”, vijoi ajo.

Familja, shtresa e mesme dhe sektori privat dhe biznesi janë tri elementet e programit të Partisë Demokratike e cila iu është ofruar votuesit shqiptar të cilëve iu kërkon besimin për të udhëhequr me vendin.

“Kemi pasur në fokus tre elemente e para familja ne jemi një parti politike e djathtë dhe kemi vendosur familjen në qendër të politikave tona një familje të fortë një familje e cila ka mundësi që të ketë një çmim energjie të ulët që nëpërmjet taksës së sheshtë të ketë më shume në buxhetin e saj dhe të forcohet. Së dyti kemi vendosur shtresën e mesme fatkeqësisht sot shtresa e mesme po largohet nga Shqipëria, të rinjtë po largohen nga Shqipëria si rezultat i mungesës së shpresës dhe taksave të lartë por dhe cilësisë së jetës së re mbi krimi, sigurimi dhe arsimi janë ndër problematikat kryesore. Dhe elementi i tretë është sektori privat dhe biznesi nëpërmjet taksës se sheshtë neve do i sjellim Shqipërisë ata që ka munguar këtyre tetë viteve do të çlirojmë një energji të jashtëzakonshme duke liruar çdo barrë fiskale me një taksë 9 % të thjesht dhe të njëjtë për të gjitha bizneset duke eliminuar korrupsionin” tha ajo.

Tabaku mohon çdo lidhje të Partisë Demokratike me pretendimet për shitblerje të votave, duke drejtuar gishtin nga Partia Socialiste për të cilën thotë se po përdor gjithë aparatin shtetëror për të ndryshuar vullnetin qytetar.

“Nuk ka asnjë akuzë të vetme ndaj PD-së, as per shitblerje votash e as për presion ndaj votuesve. Të gjitha akuzat sot janë ndaj PS-së dhe qeverisë, akuza për presion mbi administratën, akuza për tenderë publikë të cilët po përdoren per shitblerje votash, akuza për dhënie parash per shitblerje votash, legalizim në përdorim në këmbim të shitblerjes së votave, hipoteka në këmbim të shitblerjes së votave, vaksinim në këmbim të votave, pra çdo gjë që pushteti ka në dorë po e bënë per shitblerje. Në Dibër është shembulli konkret se si këto funksionojnë dhe si operojnë zyrtarë të Bashkisë ku kapen me një makinë me lekë të cilët u ndaluan nga qytetarët me karta identiteti, me një listë votuesish që ishin duke blerë vota, pra PD nuk është duke bërë absolutisht asgjë, ne jemi duke folur me qytetarët, po punojmë me qytetarët duke komunikuar me to përditë”, tha ajo.

Ish-zëvendësministrja e Integrimit dhe ish-nënkryetarja e Tiranës mohon çdo bashkëpunim të mundshëm me socialistët pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Në mënyrë absolute, jo neve nuk mund të bashkëpunojmë me atë që shkatërroi Shqipërinë, me atë që solli largimin dhe migrim masiv të shqiptarëve, me atë që rrit taksat, ai që solli kriminelët, ai që po bënë presion mbi administratën, ai që shkatërroi çdo shpresë në këtë vend. Edi Rama do të largohet më 25 prill, shqiptarët do shpëtojnë një herë e përgjithmonë nga ai dhe jam e sigurt që do kemi pas 25 prillit një qeveri të re shprese, është sfidë e madhe për qeverinë e re puna që kemi përpara, por ne jemi të gatshëm të bëjmë këtë për të ndryshuar Shqipërinë”, deklaroi Tabaku.

Në fund, ajo tha se opozita po bën gjithçka ka në dorën e saj për të siguruar se dita e zgjedhjeve të shkojë në mënyrën më të qetë të mundshme dhe qytetarët të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments