Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaSyla: Kandidatët e VV-së në zgjedhjet lokale janë anonimusa

Syla: Kandidatët e VV-së në zgjedhjet lokale janë anonimusa

Valon Syla, gazetar, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos-zyrtarizimin e kandidaturave në garat komunale, përgjatë zgjedhjeve lokale që do mbahen në tetor të këtij viti.

Syla, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka përmendur edhe sfidat e këtij subjekti politik në zgjedhjet lokale, duke thënë se do ta ketë vështirë në komunat qëndrore.

“Sfida kryesore e Vetëvendosje do jetë në Prishtinë me LDK’në, Prizren e Ferizaj me PDK’në dhe në Pejë e bastione të tjera të LDK’së. Pra, me aq sa i kom dëgju kandidatët e VV’së, shumica janë anonimus”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai nuk i ka kursyer kritikat edhe për listën e Vjosa Osmanit, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve parlamentare i kanë krijuar konformizëm.

“Lista GUXO përfundon kur Vjosa Osmani zgjedh kandidat. Pra gjithë beteja e Vjosa Osmanit qenka për një karrierë, të bëhet presidente. Ku është ky z. Peci, pse s’del të provohet në Mitrovicë, apo Haxhi Avdyli në Prizren. Unë s’besoj që Vjosa Osmani ka mu nda, sepse i pëlqen ky tregimi me 300 mijë vota”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments