Saturday, June 19, 2021
HomeLajmeKosovaSveçla për kapjen e kokainës në Lipjan: Kosova nuk do të jetë...

Sveçla për kapjen e kokainës në Lipjan: Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve për kapjen e një sasie të madhe të lëndëve narkotike në Lipjan.

 

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se ky aksion ka qenë në koordinim me institucionet e partnerëve të Kosovës.

“Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”, shkruan Sveçla.

“Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit. Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”, shkroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments