Thursday, May 13, 2021
HomeLajmeKosovaSveçla merr një vendim për studentët e huaj që vijnë të studiojnë...

Sveçla merr një vendim për studentët e huaj që vijnë të studiojnë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë vendim që të zvogëlojë shumën që duhet të paraqesin studentët që vijnë nga vendet përreth e që do të studiojnë në Prishtinë.

Sveçla ka thënë se më herët studentët kanë qenë të detyruar të dëshmojnë qarkullimin financiar prej 2 mijë e 500 eurosh, ndërsa me vendimin e ri shuma do të jetë 500 euro.

“Deri tani në vendin tonë të gjithë nxënësit e mësimit parauniversitar edhe studentët që kanë ardhur nga vendet përreth kanë qenë të detyruar të dëshmojnë qarkullim financiar prej 2500 eurosh. Kjo gjë ka paraqitur shumë telashe për studentët, sidomos ata shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Mali i Zi. Si ministër i MPB-së sot kam marrë vendim që këtë shumë ta zvogëloj në mënyrë drastike në vlerë prej 500 eurosh”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments