Sunday, June 13, 2021
HomeBotaSulm me thikë në Francë, një police lëndohet rëndë

Sulm me thikë në Francë, një police lëndohet rëndë

Një ish-i burgosur francez i radikalizuar, që ishte në listën e personave që konsiderohen se janë të lidhur me terrorizëm, ka sulmuar me thikë një police brenda stacionit të policisë në Francën.

I dyshuari, i cili kishte vjedhur armën e viktimës së tij, kishte shtënë ndaj policëve. Të shtëna armësh pati edhe nga policët gjatë tentimit që ta arrestonin.

I dyshuari është vrarë gjatë arrestimit, ndërsa dy policë kanë mbetur të lënduar, shkruan France 24, transmeton Klan Kosova.

Sulmuesi ishte lënduar rëndë, por pritej të mbijetonte, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Gérald Darmanin.

I dyshuari, që kishte qenë azilkërkues, ishte liruar nga burgu në muajin mars pas tetë vjetësh dënimi me burgim për një krim të rëndë dhe ishte në listën e personave që ishin si të dyshuar për terrorizëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments