Saturday, June 12, 2021
HomeLajmeKosovaStudentët propozojnë që Kisha Ortodokse të bëhet muze që pasqyron gjenocidin serbë...

Studentët propozojnë që Kisha Ortodokse të bëhet muze që pasqyron gjenocidin serbë në Kosovë

Pankartat “Objekt i ngritur nga kriminelët”, “Stop nxitjes së urrejtjes”, “Jo shenja krimi në kampus”, e “Krimet e Millosheviqit dhe Arkanit nuk i falë askush”, dhe fotografi që tregojnë gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, janë vendosur nga studentet në kishën ortodokse në oborrin e UP-së pas liturgjisë që është mbajtur dje në këtë objekt.

 

Erblin Hoxha, nga Parlamenti Studentor, tha se e kundërshtojnë provokimin qe është bërë në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në prag të ditës së çlirimit të Kosovës.

“Ky objekt nuk është kishë, por është objekt trashëgimie e kriminelit Millosheviq dhe Arkanit, ky objekt është simbol i fashizmit dhe gjenocidit të kryer në Kosovë”, tha ai.

Ai ka propozuar që ky objekt që ose te largohet i njëjti ose të bëhet muze për pasqyrimin e gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments